Vendosni fjalën kyçe....

Mbahet në GJKKO seanca për ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij


Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Mbrojtja e Berishës ka kërkuar që si dëshmitar të thirret edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Për këtë kërkesë, GJKKO pritet të marrë vendim gjatë seancës së sotme.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mediave për lejimin e kamerave dhe transmetimin “live” të procesit gjyqësor, duke argumentuar se prania e tyre mund të ndikojë në ecurinë normale të shqyrtimit të çështjes.

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj. Sali Berisha po gjykohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi akuzohet se gjatë kohës kur ishte kryeministër ka ndërmarrë veprime ligjore dhe nënligjore që kanë favorizuar, mes të tjerëve, edhe dhëndrin e tij