Vendosni fjalën kyçe....

Kontratat e qirasë me akt noterial, Kadastra kërkon regjistrimin e tyre brenda 30 ditësh


Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton të gjithë qytetarët se çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial duhet të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. ASHK sqaron se regjistrimi i kontratës bëhet online nëpërmjet aplikimit në e-Albania.

ASHK thekson se regjistrimi garanton transparencë dhe mbrojtje të të drejtave pronësore, ndërsa të dhënat e kontratës pasqyrohen direkt në kartelën e pasurisë.

“Regjistroni kontratën e qirasë për transparencë dhe siguri pronësore!

Çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial duhet të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme!

Të dhënat e kontratës do të pasqyrohen në kartelën e pasurisë, procesi është i shpejtë dhe kryhet përmes portalit e-Albania.

Si të aplikoni:

Identifikohuni në e-Albania.

Zgjidhni shërbimin: “Regjistrimi i kontratës së qirasë/nënqirasë”.

Plotësoni formularin dhe ngarkoni:

Kontratën e qirasë/nënqirasë (bashkë me kartelën dhe hartën kadastrale).

Prokurën, nëse aplikuesi nuk është pronari ose bashkëpronari.

Mandatin e pagesës.

Për lehtësi pagesën mund ta kryeni online në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e ASHK.

VINI RE: Ky material është proësi intelektuale e Monitor