
Regjimi iranian po planifikon që përdorimi i internetit të bëhet një “privilegj qeveritar,” duke lejuar akses të plotë vetëm për ata që kalojnë një filtrim dhe marrin miratimin e veçantë.
Sipas YNet, që citon organizatën Filterwatch, e cila monitoron censurën e internetit në Iran, edhe përdoruesit që marrin këtë miratim do të kenë një version të personalizuar dhe të filtruar të internetit.
Pjesa tjetër e popullsisë do të ketë vetëm akses në një rrjet kombëtar të izoluar, i ndarë nga interneti global. Ky plan përforcon strategjinë e Teheranit për të kontrolluar komunikimin dhe informacionin online.