
Një vajzë ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te Ura e Dajlanit ku një makinë BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura rreth 30 metra poshtë.
Drejtuesi i makinës është plagosur rëndë. Identiteti i viktimës dhe i të plagosurit nuk dihen ende.
Së fundmi në një pjesë të mbikalimit të Urës së Dajlanit janë kryer punime në njërën korsi, duke lënë rrugën me vetëm një korsi.