Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Veliajn: Një vit në paraburgim pa gjyq, Tirana nuk mund të mbetet pa kryetar


Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e Bashkisë së Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim prej gati një viti.

Gjatë deklaratës së tij, Rama u shpreh se ky është një rast tipik që, sipas tij, tregon problematikat e sistemit të drejtësisë, veçanërisht përdorimin e zgjatur të paraburgimit për zyrtarë të lartë, në raport me numrin e të dënuarve.

Sipas Ramës, edhe sot nuk është e qartë se për çfarë konkretisht akuzohet Veliaj.

“Rast tipik i asaj që thashë përpara. I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë”, tha kryeministri, duke shtuar se nuk ka parë prova për korrupsion në kuptimin e plotë të fjalës.

“Rast tipik i asaj që thash përpara. I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara.

Unë argumente përveç sesi i thotë Këshilli i Evropës nuk kam parë. Siç ja bënin Hashim Thaçit, rrezik për intimidim. Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodhi? Kush ia kthen ato vite mbrapsht? Në fund të ditës ka një akuzë që nuk e pranon populli i vet? Marrin kryetarin e bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda jo ke firmosur jo nuk ke firmosur. Ne kemi numrin e paraburgosurve 94 në 1000 veta në mos gabohem. Belgjika e ka 10 dhe ka më shumë kriminalitet se Shqipëria, por është vend demokratik.

Duke qenë se është kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ke të arrestuar kryetarin e Bashkisë. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje dhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se GJK tha Tirana e ka një kryetar, në rregull po ku e ka?”, tha Rama.