
Hapa të rëndësishëm në arsim janë bërë këtë vit tha kryeministri Rama në fjalimin tradicional drejtuar qytetarëve.
Ai nënvizoi se po ecet përpara me forcimin e laboratorëve të teknologjisë nëpër shkolla.
Sipas kreut të qeverisë, synimi në vijim është që Universiteti i Tiranës të kthehet në një pikë referimi në rajon.
“Kemi ulje të borxhit të jashtëm. Po kështu do shtrijmë më tej projektin e strehimit social. Kemi kaluar nga BB në B+ sipas Standard & Poors. Kjo ka ardhur nga të ardhurat nga tatimet e doganat pa rritur taksat. Mirëadministrimi ka sjellë 628 miliardë lekë të ardhura të shtetit. Kemi bërë disa hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim, duke filluar nga fuqizimi i sistemit të teknologjisë në dispozicion të nxënësve. Kemi projektin e rilindur të Liceut Francez në Korçë. Ka ecur pozitivisht projekti, është bërë gati kurrikula e shkollës. Duam të kemi 1000 laboratorë teknologjikë në shkollat e vendit. Është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla. Duam që Universiteti i Tirënës të bëhet një pikë referimi në rajon ku diploma që merret mund të jetë e njëjtë me një universitetet prestigjioz si i Vjenës.” – tha Rama.