
Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi automjeti që drejtonte përplasi një këmbësore 64-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve humbi jetën.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”. Automjeti i drejtuar nga shtetasi O. B., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor e arrestuan drejtuesin e mjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.