Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 13:00 votuan 18.3 për qind e zgjedhësve


Rreth 18% e votuesve e kanë ushtruar këtë të drejtë deri në orën 13:00 në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot në Kosovës.

Të dhënat janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit kanë votuar 371 mijë e 516 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë  me të drejtë vote.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani tha sot se këto zgjedhje duhet të çojnë në një ngritje sa më të shpejtë të institucioneve qeverisësë në vend, shkruan Koha.

“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike. Uroj të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratik. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të qeverisë, që janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare për Kosovën.” – tha Osmani.