Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 9 persona në Itali, dyshohet se mblodhën 7 milionë euro për Hamasin



Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona, të lidhur me tre organizata të ashtuquajtura “bamirëse”, nën dyshimin se kanë mbledhur rreth 7 milionë euro për organizatën Hamas, përcjell YNetNews.

Sipas prokurorëve italianë, të arrestuarit dyshohet se kanë dërguar fonde drejt organizatave të vendosura në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, të cilat janë në pronësi, nën kontroll ose të lidhura drejtpërdrejt me Hamasin, i shpallur organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Mes të arrestuarve ndodhet edhe Mohammed Hanoun, i përshkruar nga autoritetet si “kreu i qelizës së Hamasit në Itali”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin financiar dhe aktivitetin e të dyshuarve.