
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit R. Ll., 67 vjeç, dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 22 dhjetor 2025, në fshatin Treblov, ata kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij.
Policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.