Ministrja e Energjisë Balluku ka njoftuar sot vendimin e qeverisë për miratimin e dy parqeve fotovoltaike në zonën e Korçës.
Gjatë deklaratës mbi vendimet e qeverisë ajo tha se kapaciteti i secilit prej parqeve fotovoltaike prej 20 MW.
Sipas ministres bëhet fjalë për një investim privat ndërsa njoftoi edhe një vendim mbi vendburimin të gazit natyror në Frakull e Povelçë.
“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike, të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korcës, secili nga 20 MË, pa mbështeti financiare nga shteti shqiptar, pra një investim totalisht privat. Është një investim nga entitete vendase, por përkon me një situatë shumë të vështirë sa I përket energjisë elektrike” nënvizoi Balluku. Një tjetër vendim është projektvendimi për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure me ndarje prodhimi për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror në Frakull dhe Povelçe. Të dyja vendburimet e gazit kanë qenë në pronësi të Albppetrol po i kalojnë entiteteve private për rijetëzim. Vetëm në fazën e eksplorimit janë parashikuar investime prej 500 mijë USD për secilin vendburim, një investim i rëndësishëm në kushtet e krizës.” – tha Balluku.