
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Noka përsëriti kërkesat e opozitës për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme.
Në një shënim në rrjetet sociale, numri dy i selisë blu shkruan se protesta e djeshme tregoi se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit.
Noka thekson se me qeverinë Rama, ku Ergys Agasi është ministër për marrëdhëniet me krimin, nuk mund të ofrojë zgjedhje të lira e të ndershme.
“Dje treguam se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit dhe uniformave të tyre. Revolta qytetare po merr vrull dhe #opozita e dha një paralajmërim.
Kërkojmë qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë, që të ndërmerret një reformë që garanton #shqiptarët se mund të zgjedhin lirisht qeverinë që duan.
Kjo e Ramës nuk e mundëson, sepse është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin.”