
Mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës, ku po shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, është shoqëruar me debate .
Deputetja demokrate Albana Vokshi iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke e pyetur nëse kishte marrë udhëzime nga kryeministri Rama për qëndrimin në mbledhje.
“Ulsi të erdhi mesazhi nga Rama?! Çfarë të tha të bësh?”
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po përjashton opozitën pa arsye.
“Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputet duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”.