
Pas kalimit të stafetës nga Altin Dumani, kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka folur për herë të parë publikisht pas marrjes zyrtare të detyrës.
Braho theksoi se gjatë ushtrimit të funksionit të tij, prioritet kryesor do të jetë garantimi i funksionimit të brendshëm të institucionit dhe zbatimi i ligjit.
“Dua të vlerësoj paraardhësin në detyrë, zotin Kraja, si dhe zotin Dumani për integritetin e tij. Gjatë ushtrimit të detyrës, fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm dhe funksionimi i ligjit. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK,” u shpreh Braho.
Ai shtoi se SPAK do të vijojë komunikimin me mediat, duke theksuar se misioni i institucionit shkon përtej mandateve personale.
“Besoj se jemi një skuadër që punon së bashku për zbatimin e Kushtetutës dhe në interes të qytetarëve shqiptarë,” përfundoi kreu i ri i SPAK.