Vendosni fjalën kyçe....

Balliu e Hoti thirrje qytetarëve të Tiranës për protestën e nesërme: Korrupsioni e krimi kanë pushtuar vendin


Deputetët e PD-së Klevis Balliu e Elda Hoti kanë takuar qytetarët e Tiranës në Njësinë 10.

Ata u kanë bërë thirrje banorëve që të bashkohen në protestën e nesërme në orën 18:00 para kryeministrisë që ka si qëllim largimin e qeverisë Rama.

Balliu e Hoti thanë gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se protesta është jetike pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë, me korrupsionin e pakufishëm dhe krimin e shtrirë në të gjitha fushat.

“Është detyrë kombëtare të reagojmë të gjithë së bashku”, deklaruan Balliu dhe Hoti, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e së të hënës, datë 22, në orën 18:00, para Kryeministrisë.