Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria ruse godet porte e ura në rajonin e Odesës


Rusia po përpiqet të ndërpresë qasjen e Ukrainës në Detin e Zi, tha të shtunën presidenti Volodymyr Zelensky, pas ditëve të sulmeve ajrore të shtuara mbi portet dhe objektet energjetike në rajonin e Odessas dhe një rruge kritike drejt kufirit me Moldavinë.

Rusia ka lëshuar një fushatë pothuajse të vijueshme me dronë dhe raketa kundër një rajoni ku operojnë portet kryesore për tregtinë e jashtme dhe furnizimet me karburant të Ukrainës, pasi Moska kërcënoi se do e “shkëpuste Ukrainën nga deti”.

Sulmet janë përshkallëzuar edhe pse SHBA po ndjek një përpjekje diplomatike të vështirë për të nxitur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Ukraina zhvilloi bisedime me ekipin e SHBA të premten, ndërsa negociatorët amerikanë ishin planifikuar të takonin zyrtarët rusë në Florida të shtunën, shkruan Reuters.

“Gjendja në rajonin e Odesës është e rëndë për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën portuale dhe logjistikë. Rusia po përpiqet edhe një herë të kufizojë qasjen e Ukrainës në det dhe të bllokojë rajonet tona bregdetare,” u tha Zelensky gazetarëve në Kiev.

“Qëllimi i Rusisë është të mbjellë kaos, të ushtrojë presion moral gjatë dimrit në mënyrë që të mos ketë karburant, të mos ketë furnizime me ushqime, në mënyrë që të ketë probleme me furnizimet mjekësore,” tha ai.