Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Balluku bleu 300 apartamente e 2 jahte me lekët e shqiptarëve që mezi mbylli muajin


Kreu i PD-së Berisha denoncoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij si armiqtë më të mëdhenj të vendit.

Në takimin e radhës së foltores, në Kurbin, kryedemokrati tha se nga hetimet ka dalë se Balluku ka blerë 300 apartamente dhe dy jahte me lekët e taksapaguesve që mezi mbyllin muajin.

Berisha paralajmëroi se nuk është parë ende asgjë nga pasuria dhe abuzimet e Ramës dhe Ballukut.

“Sot me këto që po dëgjoni, Shqipëria është një në diktaturë. Në dosje e parë u hetua për zv.kryeministren dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. Askush nuk e dinte se ajo dispononte aq apartamente. Me taksat tuaja, paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me ilaçet e të sëmurëve tuaj dhe kafshatat tuaja, kishte siguruar për vtë 300 apartamente. Ju garantoj, këtu do të jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për dikatorë, për hajdutë, bizhura dhe diamante, por vetëm për njërin prej tyre, Gys Agasin, një kriminel kishte në vinotekën e tij shishe vere që si ka perandori i Japonisë, 33 mijë euro shishja e veres, të gjitha me paratë tuaja, para të vjedhura. Ky koordinatori i karteleve të drogës. Ai i mblidhte Troplinët dhe Çelajt te një lokal te Shkëmbi i Kavajës, për zgjedhje. Ishte njeriu më i afërt i Edi Ramës. Kishte verëra më të kushtueshme. S’keni parë gjë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe superluksit. Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysitter, që mezi siguronte kafshatat dhe më pas punonjëse në Bashki. Tani me dy jahte. Jemi në kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë.” – tha ai.