
Në Apelin e GJKKO zhvillohet sot seanca për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.
Për Ballukun, Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie, ndërsa për kreun e ARRSH, G. G., dhe E. E. është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se seanca ka nisur. Balluku nuk është e pranishme dhe po përfaqësohet nga dy avokatët e saj, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë paraqitur personalisht dhe shoqërohen nga avokatët.
“Vendimi i sotëm me shumë gjasë do të vendosë një precedent të ri. Vendimi për pjesën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve është ngrirë përkohësisht nga GJK dhe, menjëherë pas kësaj, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për leje për të arrestuar Ballukun. Nesër do të diskutohet me dyer të mbyllura kërkesa e SPAK në Komisionin e Sigurisë. Seanca e sotme pritet me interes edhe për politikën në tërësi”, tha gazetarja Klodiana Lala.