
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.
Rreth orës 10:00, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar ka goditur me mjet prerës një të mitur 15-vjeçar i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.