Vendosni fjalën kyçe....

SPAK dhe BKH në operacion në Kodrën e Diellit në Tiranë, lëshohen disa urdhërarreste


Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sipas burimeve, aksioni lidhet me një hetim për tendera, ndërsa detajet mbi natyrën dhe objektin e operacionit mbahen ende sekret. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhërarrest për E.A. 

SPAK ka lëshuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’, për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit u paraqit disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

Një nga biznesmenët nën hetim ishte dhe E.B, ndaj të cilit SPAK ka caktuar masën ‘arrest me burg’. Sipas SPAK, dyshohet se E.B ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara.