
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku kandidatura e Endrit Shabanit u miratua me 85 vota pro dhe 3 kundër.
Partia Demokratike, pas mbështetjes fillestare me firma për 6 kandidatë dhe më pas tërheqjes nga nënshkrimet, kërkoi që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës. Opozita debatoi për rreth 3 orë, duke akuzuar mazhorancën për “pazar” në këtë proces.
Votat për kandidatët e tjerë për Institucionin e Avokatit të Popullit ishin:
Tartar Bazaj – 1 pro, 79 abstenime, 7 kundër
Aranita Braho – 4 pro, 76 abstenime, 7 kundër
Skënder Haluci – 1 pro, 72 abstenime, 14 kundër
Adriana Kalaja – 0 pro, 17 abstenime, 69 kundër
Besim Ndregjoni – 0 pro, 61 abstenime, 25 kundër
Shabani u shpall fitues i votimit me mbështetjen e shumicës parlamentare, duke u bërë zyrtarisht Avokati i Popullit.