
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas lajmit për një projekt të qeverisë që parashikon ngritjen e 20 qendrave për azilantët në disa qytete të vendit.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo javë” në News24, Paloka e cilësoi këtë nismë si “skandalin e radhës” të kryeministrit Rama.
“Reagova i pari për këtë sapo e pashë lajmin.
Është skandali i radhës. Rama vazhdon përfiton që me të njëjtën strategji që skandali të mbulojë skandalin.
E kemi dëgjuar dhe atë që u tha për Gjadrin. Ai tha se nuk do të kishte më kampe. Ky është skandal.. Ky është projekt që sapo Rama të hynte në politikën me projektin e Soros.
Ky e ka projekt zhdukjen e shqiptarëve. E përdor për të mbajtur në pushtet veten. Ato që ia bën Europës Soros, këtu e kanë shumë kollaj.
Për ta jemi hiç. Të na përzënë ne dhe ta kthejnë këtë vend për emigrantët. Rama siguron pushtetin e përjetshëm dhe këtu ka skllevër.”, tha ai.