
Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.
Sipas raportimeve në media mësohet se kreu i PL-së dhe Monika Kryemadhi morën pjesë në seancë. Po ashtu ishte edhe Ema Coku.
Meta ka kërkuar të njihet me fashikullin e hetimit. “Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet”, mësohet të ketë thënë Meta.
Në hyrje të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se “Duhet të kuptoni diçka, kjo gjykatë o do i kthehet ligjshmërisë, ose ne nuk i ndahemi, kjo është e gjithë historia, do t’i kthehet ligjshmërisë”.