Vendosni fjalën kyçe....

IDF arreston tregtarë armësh, terroristë dhe prodhues bombash në Bregun Perëndimor



Forcat izraelite zhvilluan një operacion të gjerë kundër terrorizmit në Qalqilya gjatë 24 orëve të fundit, ku morën pjesë tre batalione të IDF-së së bashku me njësitë e Policisë Kufitare dhe Policisë, përcjell YNetNews.

Sipas zëdhënësit të IDF-së, u kontrolluan qindra objektiva dhe u sekuestruan armë, përfshirë një pushkë M16, një tytë arme dhe dhjetëra fishekë. Gjatë operacionit u arrestuan tregtarë armësh, militantë dhe të dyshuar të përfshirë në përgatitjen e pajisjeve shpërthyese.

Po ashtu, u bë e ditur se forcat izraelite hapën zjarr dhe neutralizuan një person që, sipas tyre, përbënte rrezik për trupat dhe hodhi drejt tyre një objekt të dyshimtë.

Të gjithë të ndaluarit janë dërguar për hetime të mëtejshme nga policia dhe Shërbimi i Sigurisë Shin Bet.