
Lara Colturi vazhdon paraqitjet e forta në Kupën e Botës! Skiatorja italo-shqiptare u rendit e 6-ta në lëshimin e parë të Slalomit Gjigant në etapën e katërt të Botërorit. Me kohën 1:00.14, ajo ndan vendin me kanadezen Valerie Grenier, +1.11 sekonda larg kryesueses Alice Robinson.
Me 196 pikë, Colturi është aktualisht e dytë në renditjen e përgjithshme, pas Mikaela Shiffrin me 250 pikë, dhe ka mundësi të synojë podiumin në zbritjen e dytë.
Ajo mbeti +1.11 sekonda larg kryesueses së garës, Alice Robinson nga Zelanda e Re, e cila udhëheq renditjen provizore me kohën 59.03 sekonda.
Rezultati e mban Colturin në pozita shumë të mira për zbritjen e dytë, ku do të ketë mundësinë të ngjitet më lart në renditje dhe të synojë sërish zonën e podiumit.