Deputetja e PD-së Zhupa tha sot se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive të “invesitmeve strategjike”.
Në fjalën e saj në mbledhjen e komisiont parlamentar të Stabilizim Asociimit, demokratja shtoi se investitorët strategjikë kanë përfitur status të privilegjuar në mungesë të transparencës.
“Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive e preferenciale te “investimeve strategjike”. Keta te fundit kane perfituar kete status jo rralle here ne mungese te theksuar te procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi te gjitha persona te veshur me pushtet politik si ne rastin e bashkeshortit te ish-Ministres se Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit te parave nga krimi i organizuar nepermjet inidividesh presta nome pa historik te kapitalit financiar te justifikueshem. Gjatë fushatës elektorale investitorët strategjik kishin objektiv votat ne zonat e tyre, ne zonen time elektorale jane premtuar investime te reja stategjike ne Lekurs, ne Ksamil.” – tha Zhupa.
Ajo shtoi se tasti i aeroportit të Vlorës është një megaaferë e provuar me dokumenta si procedurë fiktive e me veprime në kundërshtim me ligjin.
“Megaafera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë korruptiv edhe publikisht dhe në shkelje të MSA per mungese konkurencë në tenderim, i aeroportit tëVlorës, vazhdon të mbetet një rrezik për biodiversitetin e florës e faunën së lagunës së Nartës. Nga ana tjetër prej muajsh, mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut u tërhoq nga supervizimi për shkak dhe tëpresionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikutmjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht dhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur.
Projekte infrastrukturore ngelen projekte korruptive dhe që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë si destinacion turistik dhe janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.” – shtoi Zhupa.
Në fund deputetja e PD-së tha se qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29 mijë hektarëve drogë ndërkohë që ligji përcakton vetëm 200 hektarë. Zhupa ceku edhe çështjen e inceneratorëve ku janë harxhuar miliona euro nga buxheti ndërsa ato nuk ekzistojnë.
“Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare. Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit dhe tashmë morën kthesë pa pranuar dështimin dhe duke vazhduar të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro cdo dite nga taksat e qytetarëve Një aferë 430 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përvecse nuk është zgjidhur, ku shumë kanë shkuar në burg dhe të tjerë do të shkojnë. Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe medemek procesin e integrimit.” – mbylli Zhupa.
