Vendosni fjalën kyçe....

Franca zbulon stolitë e marra në grabitjen spektakolare të Muzeut të Luvrit (Video)


Ministria franceze e Kulturës konfirmoi se gjatë grabitjes në Luvër u morën tetë stoli të paçmueshme, duke përfshirë:

Një tiarë safiri (kurorë e vogël),

Një gjerdan dhe vëthë që dikur i përkisnin Mbretëreshës Hortense de Beauharnais dhe më vonë Mbretëreshës Marie-Amélie,

Një set smeraldi nga bashkëshortja e Napoleonit, Marie-Louise,

Një broshë relikuare (që përmban relike),

Një tiarë e dytë (kurorë e vogël),

Dhe fjongoja e famshme e korsazhit (kraharorit) me diamante e Perandoreshës Eugénie.

Kurora e Eugénie-s u mor gjithashtu, por u lëshua dhe u dëmtua ndërsa hajdutët po largoheshin. Fjongoja e korsazhit me diamante – e stolisur me 2,634 diamante dhe e blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro – ishte ndër pjesët më të vlefshme të muzeut. Autoritetet thonë se vlera totale e stolive të vjedhura mbetet në vlerësim.