Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtësia veproi brutalisht me Veliajn” – Rama



Në episodin e ri të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Rama i cilësoi zgjedhjet në qytetet e tjera si “normale”, ndërsa ato në kryeqytet i quajti “të jashtëzakonshme”, për shkak të situatës me ish-kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Tirana mbeti pa kryebashkiak jo për shkak të zgjedhjeve të zakonshme, por për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, aty ku mbahet ende prej muajsh, mes një procesi me standarde që, ta themi butë, janë të dyshimta,” u shpreh Rama.

Kujtojmë se Veliaj ndodhet në paraburgim në kuadër të një hetimi të nisur disa muaj më parë, ndërsa zgjedhjet për zëvendësimin e tij dhe të kryebashkiakëve të tjerë do të mbahen më 9 nëntor.