Vendosni fjalën kyçe....

Delegacioni i Hamasit në Kairo për takime me përfaqësues amerikanë, përfshirë Kushner dhe Witkoff



Një burim i Hamasit ka thënë për agjencinë Ynet se një delegacion i udhëhequr nga Khalil al-Hayya po mbërrin sot në Kairo për të zhvilluar bisedime me përfaqësues amerikanë, përfshirë të dërguarin e presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner.

Në takime pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Katari. Diskutimet do të fokusohen kryesisht në mekanizmat për lirimin e pengjeve – në veçanti atyre që janë ende gjallë – si dhe në kërkesat e Hamasit për tërheqjen izraelite nga zona të caktuara në Gaza, ndalimin e operacioneve me dronë dhe përfundimin e luftimeve.

Një tjetër kërkesë kyçe e Hamasit mbetet lirimi i Marwan Barghoutit, një nga figurat kryesore palestineze që mbahet në burg në Izrael.