Vendosni fjalën kyçe....

Zyra e Netanyahut konfirmon praninë e zyrtarit të lartë nga Katari në thirrjen e “faljes” në Shtëpinë e Bardhë



Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se Ali al-Thawadi, i njohur si “njeriu për punët e pista” i Katarit, ka qenë i pranishëm gjatë një telefonate të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, e cila është përshkruar si një thirrje “faljeje”, përcjell YNetNews.

Më herët, një bloger nga Gaza që jeton në SHBA raportoi se al-Thawadi, një diplomat i lartë me autoritet ministror, ishte dokumentuar gjatë kësaj bisede – dhe madje thuhet se është takuar me Netanyahun pas saj.

Megjithatë, Zyra e Kryeministrit reagoi ndaj raportimeve duke deklaruar:

“Personi në pamje ka hyrë me stafin e Trump-it dhe ka qenë i pranishëm vetëm gjatë bisedës me Kryeministrin e Katarit. Nuk ka pasur asnjë takim mes Kryeministrit Netanyahu dhe ndonjë zyrtari nga Katari pas kësaj bisede, siç pretendohet.”