Vendosni fjalën kyçe....

Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit


Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka lënë qelinë pas 11 ditësh qëndrimi në burgun e Durrësit.  

Ai u transferua menjëherë në spitalin Rajonal, ku u shtrua në repartin e Infektivit për shkak të problemeve shëndetësore.

Dako vuante nga aritmia, gjendje ankthi dhe hernie diskale. Vendimi erdhi pas Apelit të GJKKO, që e dënoi ish-kryebashkiakun me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa SPAK lëshoi urdhrin për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit.