Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërcënon Afganistanin për të rikthyer bazën ushtarake Bagram



Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Afganistanin, i cili aktualisht është nën kontrollin e Talibanit, nëse baza ajrore amerikane Bagram nuk i kthehet SHBA-së, përcjell Fox News.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkruajti:
“Nëse Afganistani nuk i kthen bazën ajrore Bagram atyre që e ndërtuan, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, DO TË NDODHIN GJËRA TË KËQIJA!!!”

Ai nuk sqaroi më tej pasojat që do të ketë Afganistani në rast se kjo nuk realizohet.

Më parë, gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump tha se administrata po përpiqet të rikthejë Bagramin nga Talibani, pasi baza ndodhet pranë një zone ku Kina prodhon armë bërthamore.

Baza ushtarake Bagram, ndërtuar fillimisht nga sovjetikët në vitet 1950, u mor nga SHBA-ja pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Pas tërheqjes së trupave amerikane në vitin 2021, baza iu dorëzua në mënyrë të fshehtë qeverisë afgane dhe më pas u kap nga Talibani.

Trump tha se nëse baza nuk i kthehet SHBA-së “menjëherë,” do të ketë reagime nga ana e tij, pa dhënë detaje të tjera.