
Deputeti më i vjetër i parlamentit, Vasil Llajo, ka nisur punimet e Kuvendit ditën e sotme, duke njoftuar se shumica parlamentare ka propozuar Niko Peleshin për postin e kryetarit të Kuvendit.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e kundërshtoi ashpër këtë vendim.
Ai deklaroi se shumica nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe e krahasoi propozimin me vendosjen e Klodian Zotos në atë post.
“Shumica nuk ka legjitimitet të zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në atë karrige Klodian Zoton. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces,” u shpreh Bardhi.
Sipas tij, ky hap i mazhorancës është i papranueshëm dhe opozita nuk do të bëhet pjesë e procedurës së zgjedhjes.