
Autoritetet po kontrollojnë pushkën dhe municionin e gjetur që dyshohet se i përket autorit të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, gjatë një bashkëbisedimi në Universitetin e Utah.
Kirk, 31 vjeç, ishte një nga figurat më me ndikim të së djathtës dhe themelues dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA, një organizatë e fuqishme rinore konservatore. Ai luajti një rol të spikatur në kontaktin e Trump me votuesit e rinj gjatë zgjedhjeve të vitit 2024, shkruan WSJ.
Autori është ende i lirë. Autoritetet besojnë se i dyshuari është në moshë universiteti, por paralajmëruan se hetimi është në fazat e hershme.
Një pushkë e fuqishme , duke përfshirë municione të gdhendura me ideologji transgjinore dhe antifashiste, u gjet në një zonë të pyllëzuar ku autori i dyshuari u arratis. Hetuesit thonë se është e paqartë se sa larg mund të ketë udhëtuar i dyshuari gjatë natës.