Vendosni fjalën kyçe....

Automjeti përplas gruan me biçikletë në Korçë, e lënduara përfundon në spital


Një mjet ka përplasur një grua 51-vjeçare në unazën e qytetit të Korçës, e cila ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit Jonada Seati që shkaktoi aksidentin, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.