Vendosni fjalën kyçe....

“Patriot i madh amerikan” – Trump do i japë Rudy Giuliani-t medaljen më të lartë


Presidenti amerikan Trump ka njoftuar se do i japë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut Rudy Giuliani “Medaljen Presidenciale të Lirisë”.

Medalja është vlerësimi më Iilartë civil që jepet në SHBA.

“Si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të njoftoj se Rudy Giuliani, Kryetari i Bashkisë më i madh në historinë e Qytetit të Nju Jorkut dhe një Patriot Amerikan po aq i madh, do marrë MEDALJEN PRESIDENCIALE TË LIRISË, nderin më të lartë civil të vendit tonë. Detajet në lidhje me kohën dhe vendin do vijojnë më poshtë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. TA BËJMË AMERIKËN PËRSËRI TË MADHE!!!” – shkruan Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Giuliani pësoi një aksident të rëndë me makinë një ditë më parë dhe ndodhet në spital.