
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugën Sarandë – Delvinë, ku kanë gjetur vdekjen dy motra nga fshati Kopaçeza, ndërsa një person tjetër është plagosur.
Viktimat janë identifikuar si motrat Ela Dhimaku 22 vjeç dhe e motra, Rezi Dhimaku 20 vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur Antonela Zhupa.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Pularia” ku një makinë “Audi e drejtuar nga 23-vjeçari me iniciale K.N. është përplasur me makinën tip “Lancia” që drejtohej nga njëra prej viktimave.
E plagosura është dërguar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë.



Njoftimi
“Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”
Një aksident i rëndë ka ndodhur edhe në Lushnjë. Babë e bijë që po udhëtonin me një motoçikletë janë përplasur nga një makinë Mercedes-Benz në rrugën Fier Shegan – Kuçovë, pranë fshatit çunat.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.