Vendosni fjalën kyçe....

“Keqardhje për sanksionet e SHBA-së ndaj gjykatësve të Hagës” – Kallas


Shefja e politikës së jashtme të BE-së shprehu të dielën “keqardhje të thellë” për vendimin e SHBA-së për të sanksionuar zyrtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJND).

“BE-ja edhe një herë shpreh keqardhje të thellë për vendimin për të vendosur sanksione ndaj dy zëvendësprokurorëve dhe dy gjyqtarëve të GJND-së. Ky vendim mund të ndikojë në funksionimin e Zyrës së Prokurorit dhe hetimet në vazhdim”, tha Kaja Kallas në një deklaratë të lëshuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), krahu diplomatik i BE-së.

Ajo shprehu mbështetjen “e fortë” të BE-së për GJND-në, duke premtuar “mbështetje dhe kontribut” të mëtejshëm për të siguruar mbrojtjen e Gjykatës dhe stafit të saj kundër presioneve ose kërcënimeve të jashtme, shkruan AA.

“Sulmet ose kërcënimet kundër Gjykatës, zyrtarëve të zgjedhur, personelit dhe atyre që bashkëpunojnë me Gjykatën nuk janë të pranueshme. GJND-ja duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme”, tha deklarata.

Kallas u bëri thirrje të gjitha shteteve të sigurojnë “bashkëpunim të plotë” me GJND-në, “duke përfshirë ekzekutimin e shpejtë të urdhërarresteve të pazgjidhura, dhe të hyjnë në marrëveshjëe vullnetare”.

“Ne po mbikëqyrim implikimet e urdhrit ekzekutiv dhe do vlerësojmë hapat e mundshëm të mëtejshëm”, shtoi ajo.

Sanksionet e fundit, të njoftuara të mërkurën nga SHBA-të, synojnë dy gjyqtarë të GJPN-së dhe dy zëvendësprokurorë. Ato pasuan masa të ngjashme kundër katër gjyqtarëve në qershor dhe kryeprokurorit të gjykatës në fillim të këtij viti.