Vendosni fjalën kyçe....

“Meta s’po lejohet të flasë me askënd, i janë ndaluiar takimet me deputetë, familjarë e avokatët” – Blushi


Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka denoncuar autoritetet shtetërore se e nuk e lejojnë të komunikojë me kreun e partisë që ndodhet në paraburgim Ilir Meta.

Ai tha në një konferencë për shtyp se Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, motrën e famijët si dhe avokatët.

Blushi shtoi se rrëmbimi I Metës ndodhi për shkak se regjimi I kjryeministrit Rama është i tmerruar ngta të vërtetat e tij.

“Prej më shumë se një muaji e kam të pamundur të komunikoj me Metën edhe nga kabina telefonike e IEPV edhe pse numri im është i regjistruar atje. Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motra dhe fëmijët, si dhe me avokatët. Rrëmbimi i Metës dhe izolimi politik i tij ka ndodhur fund e krye për arsye se regjimi i tmerruar nga të vërtetat e Metës edhe kur thuhen nga kabinat telefonike të burgut 313 po i cënon lirinë e fjalës si masë represive që ndodhi veçanërisht pas dy lidhjeve telefonike me gazetarë.” – tha ai.