Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Mbrojtja ajrore, bashkëprodhimi, blerjet dhe sanksionet në qendër të bisedimeve me SHBA-në


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur përmes një postimi të shkurtër se ka zhvilluar një bisedë “produktive” me të dërguarin amerikan Keith Kellogg, gjatë së cilës u diskutua rruga drejt paqes dhe masat praktike që mund të ndërmerren për ta afruar atë më shumë.

“Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, bashkëprodhimin dhe blerjen e armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën. Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë,” tha Zelenskyy, përcjell The Guardian.

Ai shtoi:
“Shpresojmë për lidershipin amerikan, pasi është e qartë se Moska nuk do të ndalet nëse ambiciet e saj të paarsyeshme nuk frenohet me forcë.”

Zelenskyy përfundoi postimin duke falënderuar Keith Kellogg, Donald Trump dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre.