
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është përplasur me të dërguarin e presidentit amerikan Trump për Kosovën, Richared Grenell.
Sipas këtij të fundit, Osmani ka shtrembëruar fjalet e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Zyra e Osmanit ka parlajmëruar se sapo të kthehet nga vizita zyrtare në SHBA, presidentja do mbajë konferencë për shtyp.
“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani, i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të gjendjes së sigurisë në Kosovë nga Serbia. por në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se Trumpi e ka parandaluar një përshkallëzim të kohëve të fundit, shkruan Koha.
Në një reagim të mëvonshëm, duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së ëashingtonit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Grenell ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshje dhe sipas tij “të pretendosh sikur kishte diçka të re, është absurde”.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së ëashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, shkroi Grenell në X.
