
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se Kuvendi, si miratues i ndryshimeve kushtetuese që bënë të mundur reformën në drejtësi, mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të sistemit gjyqësor.
“Kuvendi, si miratuesi i ndryshimeve të kushtuese që jetësuan reformën në drejtësi, mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të gjyqësorit.
Sistemi i drejtësisë sot është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, kryesisht pavarësimi nga humori i politikës.
SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.
Pas çdo shifre e statistike është një jetë njerëzore që koston e paguan e gjitha shoqëria. Nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë.”