
Të paktën 94 persona janë konfirmuar të vdekur, me 75 prej tyre në Qarkun Kerr, pas përmbytjeve të befta në Teksasin qendror. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vijojnë për të katërtën ditë me radhë për dhjetëra njerëz që ende mungojnë, thonë autoritetet.
Camp Mystic, një kamp veror për vajza në qark, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe stafi ishin midis të vdekurve. Priten më shumë stuhi në rajon gjatë 24-48 orëve të ardhshme deri të paktën të hënën në mbrëmje, shkruan BBC.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore të dielën për Qarkun Kerr. Katastrofa ndodhi në orët e para të së premtes, ndërsa lumi Guadalupe u rrit më shumë se 8 metra në më pak se një orë duke shkaktuar dëme të shumta.