Vendosni fjalën kyçe....

Aksident pranë Tiranës, përplasen dy automjete kokë më kokë



Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në hyrje të fshatit Pezë Helmës, pranë Tiranës. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, dhe një prej tyre rezulton të jetë një taksi.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar. Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë mes drejtuesve të mjeteve.