
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid në Katar, duke theksuar se vendi i tij nuk pranon agresionin dhe nuk do t’i nënshtrohet askujt.
Në një deklaratë të shpërndarë në platformën X, Khamenei tha: “Ne nuk kemi sulmuar askënd dhe nuk e pranojmë absolutisht agresionin e askujt, as nuk do t’i nënshtrohemi atij; kjo është logjika e kombit iranian.”
ما تعرّض به کسی نکردیم
و به هیچ وجه تعرّض احدی را هم قبول نمیکنیم
و تسلیم تعرّض هیچ کس نمیشویم؛
این منطق ملّت ایران است.#بشارت_فتح #الله_اکبر pic.twitter.com/gMKCAyf2mc— KHAMENEI.IR | فارسی 🇮🇷 (@Khamenei_fa) June 23, 2025
Irani ka lëshuar gjashtë raketa të drejtuara ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar, ndërsa objektiva të ngjashëm janë goditur edhe në Irak.
Pak minuta pas raportimeve për shpërthimet, televizioni shtetëror iranian konfirmoi zyrtarisht se forcat e armatosura të Iranit kanë ndërmarrë një sulm ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, ku janë të stacionuara forca amerikane.
Irani ka lëshuar kërcënime për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara pasi bombarduesit amerikanë hodhën raketa për depërtim bunkerësh prej 13 tonelatash mbi instalimet bërthamore nëntokësore të vendit gjatë fundjavës, ndërsa presidenti Donald Trump ngriti hapur mundësinë e rrëzimit të qeverisë iraniane.