Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli thotë se ka ndaluar 95% të sulmeve ajrore nga Irani dhe aleatët e tij


Forcat Ajrore dhe Marina Izraelite kanë arritur të ndalojnë rreth 95% të kërcënimeve ajrore që kanë shënjestruar hapësirën ajrore të vendit, bëri të ditur për Jerusalem Post Ushtria izraelite (IDF) të enjten.

Sipas deklaratës, qindra drone iraniane dhe raketa janë interceptuar nga sistemet e mbrojtjes izraelite që nga fillimi i konfliktit aktual me Iranin dhe përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Njësitë e vëzhgimit të Forcave Ajrore dhe Marinës po punojnë në koordinim të ngushtë me repartet e mbrojtjes ajrore të IDF-së, avionët luftarakë, anijet raketore dhe personelin e sigurisë për të mbrojtur qiellin e Izraelit 24 orë në ditë,” thuhet në deklaratën zyrtare.

IDF ka bërë të ditur gjithashtu se po ndërmerren operacione për interceptimin e raketave tokë-tokë që janë lëshuar drejt territorit izraelit në ditët e fundit.