Vendosni fjalën kyçe....

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj” – Trump sinjalizon mundësinë që SHBA t’i bashkohet sulmeve izraelite ndaj Iranit


 

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në sulmet izraelite ndaj Iranit.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump u shpreh në mënyrë enigmatike: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj,” duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht përkrah Izraelit, përcjell BBC.

Nëse do ta bëj, askush nuk e di. Por mund t’ju them këtë: Irani ka shumë telashe dhe kërkon të negociojë,” shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi qëndrimin e tij.

Deklarata e Trump vjen pas paralajmërimit të fortë të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili e kërcënoi SHBA-në me “dëme të pariparueshme” nëse i bashkohet sulmeve izraelite.

Khamenei gjithashtu deklaroi se Irani “nuk do të dorëzohet”, duke reaguar ndaj një paralajmërimi të mëparshëm nga ana e Trump.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm pas sulmeve ajrore të natës së kaluar. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Izraeli ka goditur dy qendra iraniane për prodhimin e centrifugave.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se ka përdorur një raketë hipersonike për të goditur objektiva në territorin izraelit.

Për zhvillimet më të fundit dhe analizat mbi përshkallëzimin e konfliktit, mund të ndiqni transmetimin live në krye të faqes sonë.