Vendosni fjalën kyçe....

“Jam senator” – Nxirret me forcë demokrati pasi ndërhyri në konferencën e Sekretares Noem (Video)


Senatori demokrat amerikan Alex Padilla u nxor jashtë një salle, u shtri me forcë përtokë dhe u prangos nga rojet e sigurisë pasi u përpoq të ndërhynte në një konferencë për shtyp nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

“Unë jam Senatori Alex Padilla. Kam pyetje për sekretaren,” tha Padilla gjatë konferencës për shtyp ku Noem po diskutonte protestat në Los Angeles.

“Duart larg,” tha Padilla, 52 vjeç, përpara se të nxirrej nga salla.

Padilla, nga Kalifornia, tha në një deklaratë se u detyrua të shtrihej në tokë dhe u prangos nga rojet e sigurisë.

Një video e postuar në internet tregoi tre agjentë duke e shtrirë Padilla-n në tokë dhe duke ia prangosur duart pas shpine. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte menjëherë vërtetësinë e videos.

Noem po fliste në Los Angeles, qytet që ka parë ditë protestash kundër masave të Trump ndaj emigrantëve. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur duke dërguar trupa të Gardës Kombëtare dhe Marinsat Amerikanë në qytet, duke thënë se ata do ndihmonin në sigurimin e ndërtesave federale dhe do mbronin agjentët e Emigracionit.

Zyra e Sigurisë Kombëtare bëri një deklaratë ku akuzoi Padilla-n për përfshirje në “teatër politik “.

“Z. Padilla iu tha vazhdimisht të tërhiqej dhe nuk iu bind urdhrave të përsëritura të oficerëve. Shërbimi Sekret mendoi se ai ishte një agresor dhe oficerët vepruan në mënyrë të përshtatshme”, tha departamenti, duke shtuar se Noem më vonë u takua me Padilla-n.