Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e maturantëve në Tiranë përmes FOTOSH


Një numër i konsiderueshëm maturantësh në Tiranë u mblodhën për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, pas zhgënjimit që pësuan në provimin e djeshëm të Matematikës.

Ata u ulën këmbëkryq dhe bllokuan rrugën ndërsa po brohorisnin në kor për “Drejtësi”.

Maturantët shprehën rezerva ndaj provimit të matematikës në veçanti, pasi sipas tyre ishin pyetje të nivelit universitar dhe jashtë programit që iu ishte prezantuar më parë. Ata i akuzuan hartuesit e testit se e kishin kopjuar atë nga Cambridge.

Për këtë arsye ata parashtruan si kërkesë para ministrisë ripërsëritjen e testit të Matematikës ose rishikim të sistemit të pikëzimit.

“I have a dream që në provim të vien ato që kemi në program”, “nuk jeni hartues testi, por kopjues testi” – lexohet në disa prej pankartave që ata mbanin në duar.

Pasi qëndruan për dy orë përballë ministrisë, të rinjtë marshuan marshuan drejt godinës së QSHA-së, ku protestuan edhe atje për disa minuta.

Lidhur me protestën e tyre pati një reagim edhe nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se po vlerësohet niveli i vështirësisë së çdo pyetjeje në test dhe në rast se rezulton mbi nivelin e parashikuar, do rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.

Mirëpo maturantët nuk u dukën shumë të bindur nga reagimi i ministres, pasi një prej tyre tha: “Do të vazhdojmë derisa të bindemi që ajo nuk po tallet, derisa ne të bindemi se nuk i ka thjesht fjalë të shkruara në Facebook”.

Maturantët u shpërndanë  pas rreth 2 orë e gjysmë protestë, duke paralajmëruar se do të rikthehen përsëri nesër rreth orës 11:00 përballë Ministrisë së Arsimit. Ata kanë paralajmëruar se në kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të bojkotojnë provimin e lëndës me zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *