Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria shënon golin e parë në ndeshjen me Letoninë në kualifikueset e Botërorit


Shqipëria ka shënuar golin e parë në ndeshjen e sotme me Letoninë. Autogoli ndryshoi rezultatin e ndeshjes në 1-0 për Shqipërinë.

Shqipëria luan sot në Riga kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Letonia është në vendin e tretë me 3 pikë.

Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare, me trajnerët Paolo Nicolato dhe Sylvinho që kanë përcaktuar titullarët për këtë sfidë. Shqipëria luan me Strakoshën në portë, Mitaj dhe Balliun në krahët e mbrojtjes, ndërsa Kumbulla dhe Ismajli do të mbrojnë qendrën. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Shehu dhe Laçi, ndërsa në sulm do të jenë Hoxha, Manaj dhe Broja.

Nga ana tjetër, Letonia luan me një formacion 5-3-1-1, me Zviedris në portë dhe një mbrojtje të përforcuar me pesë lojtarë. Ndeshja pritet të jetë e rëndësishme për të dy ekipet, me Shqipërinë që synon të mbrojë pozicionin e saj në renditje dhe të sigurojë një rezultat pozitiv në këtë transfertë.